Debati në Këshillin e Sigurimit, Izraeli dhe Palestina shkëmbejnë akuza për konfliktin

Nga A2 CNN
17 Maj 2021, 10:48 | Bota
Debati në Këshillin e Sigurimit, Izraeli dhe Palestina

Përfaqësues të Palestinës dhe Izraelit fajësuan njëri-tjerin për përshkallëzimin e konfliktit, gjatë një debati të hapur të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara mbi situatën në Lindjen e Mesme.

Ministri i Jashtëm palestinez Riyadal-Malki akuzoi izraelin për krime lufte dhe kundër njerëzimit, ndërsa përfaqësuesi i përhershëm i Izraelit në OKB, Gilad Erdan, tha se Hamas po ndërmerrte sulme duke u fshehur pas civilëve palestinezë.

“Sa herë Izraeli dëgjon një lider të huaj të flasë për të drejtën e tij, për të mbrojtur veten, inkurajohet të vazhdojë me vrasjen e familjeve në gjumë”, ishin fjalët e ministrit palestinez.

Ndërkaq, përfaqësuesi i Izraelit paralajmëroi Këshillin e Sigurimit të OKB kundër hezitimit për të dënuar Hamasin, pasi siç tha, kjo do të minonte seriozisht mundësitë për dialog dhe paqe. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos