
Ushtria izraelite ka vijuar sulmet ndaj militantëve të Hamasit dhe përgjatë mbrëmjes së të dielës.
Nga sa raportohet 55 misione bombardimi janë kryer brenda pak orësh në Rripin e Gazës. Objektiv i këtyre sulmeve kanë qenë disa baza ushtarake dhe të sigurisë, por edhe disa zona të shkreta në Lindje të Gazës ku mendohet se ka rrjete tunelesh, ku fshihet Hamasi.
Konflikti mes Izraelit dhe Palestinës është intensifikuar në ditët e fundit ku si pasojë e përplasjeve të armatosura dhe sulmeve ajrore kanë humbur jetën mbi 150 persona nga të dyja palët. (A2 Televizion)