Në një intervistë të dielën, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu mbrojti sulmet Në Gaza, duke thënë se një shtet ka të drejtë të mbrojë veten dhe argumentoi se edhe Shtetet e Bashkuara do të kishin bërë të njëjtën gjë në një situatë të tillë.
Netanyahu mohoi çdo motiv politik për sulmet që kanë lënë të vdekur të paktën 174 palestinezë, mes të cilëve edhe 47 fëmijë. Ndërkohë, në Izrael janë vrarë 10 persona mes të cilëve, 2 fëmijë.
“Unë mendoj se çdo vend duhet të mbrojë veten dhe ne do të bëjmë gjithçka që duhet për të rivendosur rendin dhe sigurinë e njerëzve tanë”, tha ai.
Ai argumentoi se po luftonte Hamasin, të cilin e quajti një organizatë terroriste që fshihet pas civilëve, ndërsa tensionet janë rritur mes izraelitëve dhe palestinezëve në nivelet më të larta që prej luftës së vitit 2014. (A2 Televizion)