Dëbora ia lë vendin akullit në rrugët e Korçës, 10 persona me fraktura

Nga A2 CNN
24 Janar 2022, 14:42 | Aktualitet
Dëbora ia lë vendin akullit në rrugët e Korçës,

Pas stuhisë së dëborës që përfshiu juglindjen fundjavën e kaluar, tashmë ulja e temperaturave disa gradë nën zero ka shfaqur shtresat e akullit nëpër rrugë, thuajse në të gjitha qytetet e juglindjes së vendit.

Ndërsa bashkitë janë kujdesur të pastrojnë trotuaret në qendër të qytetit, një situatë aspak e këndshme vjen nga lagjet dhe rrugicat e brendshme, kryesisht ato me kalldrëm në qytetin e Korçës.

Akulli është i pranishëm si në trotuare dhe rrugë duke vështirësuar dhe njëkohësisht rrezikuar qytetarët.

Një situatë e tillë raportohet në të gjitha qytetet e juglindjes që u përfshinë nga dëbora, ndërsa temperaturat që do të vijojnë të jenë të ulëta vështirë se do ta përmirësojnë situatën. Në Korçë e Pogradec gjatë këtyre dy ditëve janë mbi 10 raste qytetarësh që janë paraqitur me fraktura në trup, pasi kanë rrëshqitur në akull. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos