Matura shtetërore, Ministria e Arsimit paralajmëron ndryshime në mars

Nga A2 CNN
24 Janar 2022, 13:18 | Aktualitet
Matura shtetërore, Ministria e Arsimit paralajmëron ndryshime në

Matura shtetërore mund të ndryshojë në themel. Paralajmërimi u dha nga ministrja e Arsimit, Evis Kushi, në Ditën Ndërkombëtare të Arsimit.

Raporti vjetor i maturës evidenton disa probleme, që sipas ministres, tregojnë se mund të ketë fiktivitet në procesin e mësimdhënies apo të maturës.

“E para gjë që konstatuam që të gjithë, është fakti që arritjet mesatare të nxënësve gjatë procesit mësimor, janë më të larta se sa arritjet e tyre gjatë maturës. Kjo vihet re edhe te numri i maturantëve që kanë një diferencë të theksuar rënie me 3 apo edhe më shumë nota. Këto tregues na bëjnë të mendojmë se kemi fiktivitet në vlerësimin e nxënësve gjatë procesit mësimor, ndërkohë që ndodh edhe e anasjellta, që nota në maturë është më e lartë. Kjo na bën të mendojmë se ka edhe raste të keqmenaxhimit të procesit. Këtë vit, së bashku edhe me qendrën e shërbimeve arsimore, kemi vendosur që për matematikën dhe gjuhën, t’i kthehemi metodës së hartimin e testeve nëpërmjet një grupi të përzgjedhur mësuesish. Në muajin mars do të vendosim nëse do të kemi një reformim rrënjësor të maturës apo jo”, tha ministrja Kushi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos