All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Në Theth bëhet plazh edhe në dimër

Nga A2 CNN
24 Janar 2022, 11:45 | Aktualitet
Në Theth bëhet plazh edhe në dimër
All - Paragraf - 1

Në këto ditë të acarta, kur njerëzit përpiqen të gjejnë vende të ngrohta dhe të shmangin daljet, një grup të rinjsh, jo vetëm që zhvillojnë shëtitjet në malet e Thethit, por nuk ngurojnë as të lahen në një prej atraksioneve të kësaj zone, siç është ujëvara e Grunasit.

Të rinjtë, pjesë e klubit “Drini Team”, shprehen për mikrofonin e A2 CNN, se veprimi i tyre është krejt normal për ta dhe nuk e kanë bërë për të tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale, por më shumë për të treguar që Thethi, është shumë i bukur për t’u vizituar në dimër, jo vetëm për ta parë, por edhe për t’u larë.

All - Paragraf - 3

Këta të rinj shprehen se kanë zhvilluar aventura në male edhe në kushtet më ekstreme të motit dhe me temperatura që shkonin nën -20 gradë celsius dhe se kënaqësia që përjetojnë tejkalon pengesat apo vështirësitë klimaterike. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos