Dëbora shtyn edhe ndeshjet e mesjavës në Kategorinë Superiore

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2021, 18:46 | Futboll
Dëbora shtyn edhe ndeshjet e mesjavës në Kategorinë

Rreshjet e dëborës dhe paralizimi i thuajse të gjithë vendit, ka ndikuar edhe në Kategorinë Suiperiore. Ndeshjet e javës së 20, të parashikuara të zhvilloheshin të mërkurën, janë shtyrë për në fundjavë.

Vendimi ka ardhur për shkak se udhëtimi në shumë qytete është vështirësuar, ndërsa edhe shumë stadiume janë mbuluar nga dëbora, duke e bërë shumë të vështirë zhvillimin normal të ndeshjeve.

Vendimi ka ardhur pas shtyrjes së katër ndeshjeve të së shtunës në Kategorinë e Parë dhe vetëm pak orë pasi Federata e Futbollit njoftoi shtyrjen e të gjitha ndeshjeve të kësaj të diele, në kampionatet e të gjitha niveleve. Për shkak të kushteve të rënduara atmosferike, në të gjithë vendin nuk do të ketë futboll për një javë.

Datat e zhvillimit të ndeshjeve do të njoftohen në ditët në vazhdim, ndërsa java e 20 e Kategorisë Superiore rezervon duele titulli. Tirana do të luajë me Teutën dhe Kukësi ndeshet me Partizanin, dy sfida direkte që mund të favorizojnë një tjetër shkëputje të Vllaznisë, e cila luan në Korçë me Skënderbeun. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos