Milano dhe e gjithë Lombardia janë zgjuar të pushtuara nga reshje të mëdha bore, ku në disa zona ajo arriti trashësinë 20 cm.
Probleme janë shënuar në zonat rurale për shkak të bllokimit të rrugëve dhe rënies së shumë pemëve për shkak të peshës së borës.
Mjetet për hapjen e rrugëve dhe shpërndarjes së kripës janë në veprim nga agimi në Valtellina dhe Valchiavenna, të goditura nga një valë e fortë e motit të keq me reshje të mëdha dëbore.
Disa kalime alpine janë të mbyllura ose mund të kalohen vetëm me zinxhirë të montuar. (A2 Televizion)