Debutim për t’u harruar, gjakos kundërshtarin dhe e bën për spital

Nga A2 CNN
3 Shkurt 2019, 17:50 | Futboll

Sulmuesi i Reding Nelson Oliveira përfundoi me fytyrën e gjakosur dhe me shenja të tmerrshme në fytyrë, pas lojtari i Aston Villa Tyrone Mings e shkeli me këpucë gjatë një përplasje në ndeshjen e kategorisë së dytë angleze të shtunë.

Oliveira përfundoi në spital pasi dyshohet se kishte thyer edhe hundën pas përplasjes që sipas pamjeve duket të ketë qenë aksidentale. Ishte ndeshja e parë me Aston Villan për mbrojtësin Mings, që me sa duket tashmë nuk do ta harrojë kurrë për shkak të plagëve që i shkaktoi kundërshtarit në fytyrë.

“Askush nuk ndihet më keq se unë”, shkroi Mings në Twitter në përfundim të takimit. Me siguri, Oliveira, e mendon ndryshe… (A2 Televizion)

https://twitter.com/readingfclens/status/1091759329865334789

A2 CNN Livestream

Latest Videos