Partizani ka triumfuar edhe përballë Kamzës në javën e 20 të Kategorisë Superiore. Kryeqytetasit fituan me rezultatin minimal 1-0 në një ndeshje ku munguan emocionet.
Goli i vetëm për të kuqtë u shënua nga mesfushori Jasir Asani. Me këtë fitore Partizani rikthehet sërish në +5 pikë nga Kukësi i vendit të dytë.

Debutim me fitore për Julian Ahmatajn në krye të Luftëtarit që mundi pastër 2-0 Laçin në transfertë. 3 pikët e marra i largojnë gjirokastritët përkohësisht nga zona e ftohtë e tabelës. Tashmë asnjë prej skuadrave të fundit nuk mund të quhet inferiore pas rezultateve surprizë që vijnë javë pas jave. (A2 Televizion)