Kërcënon Skënderbeu: Drejtësi ose tërhiqemi nga gara

Nga A2 CNN
3 Shkurt 2019, 11:59 | Futboll
Kërcënon Skënderbeu: Drejtësi ose tërhiqemi nga gara

Klubi i Skënderbeut ka lëshuar një deklaratë zyrtare në lidhje me dhunën e ushtruar në dhomat e zhveshjes në Fushë Krujë ndaj lojtarëve korçarë në ndeshjen ndaj Kastriotit.

https://a2news.com/2019/02/02/denoncimi-i-skenderbeut-lojtaret-tane-u-dhunuan-brenda-stadiumit/

 Më anë të deklaratës, Skënderbeu dënon fuqishëm aktet e ndodhura, ndërsa kërkon vendosjen para drejtësisë të personave përgjegjës.

 Klubi i Skënderbeut kërkon me ngulm nga organet kompetente nisjen e hetimeve, zbardhjen e plotë të çështjes dhe evidentimin e autorëve të këtij incidenti të mirë organizuar, sipas tyre.

https://www.facebook.com/kfskenderbeu.al/posts/2056951484342562

Në rast të kundërt, thuhet në deklaratë, klubi do të rishikojë vazhdimin e garës deri në fund duke lënë nënkuptuar një tërheqje të parakohshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos