Digjen panelet e ujësjellësit, luhatjet e tensionit lënë pa ujë qytetin e Shkodrës

Nga A2 CNN
22 Qershor 2021, 10:18 | Aktualitet
Digjen panelet e ujësjellësit, luhatjet e tensionit lënë pa

Qyteti i Shkodrës është zgjuar pa ujë këtë të martë. Që në orët e para të mëngjesit një defekt i rëndë në stacionin e Dobraçit që furnizon me ujë qytetin e Shkodrës, ka ndërprerë furnizimin.

Nga verifikimi i defektit, bëhet fjalë se janë panelet elektrike që furnizojnë dhe rregullojnë regjimin e pompave si pasojë e luhatjeve të forta të energjisë elektrike.

Vetë drejtori i ujësjellësit të Shkodrës konfirmon defektin e shkaktuar. Sipas tij, defekte si pasojë e luhatjeve të energjisë elektrike ka patur dhe më parë, ndërsa nga OST dhe OSHEE nuk ka asnjë përgjigje.

Grupet e avarive të ujësjellësit të Shkodrës po punojnë me qëllim rikthimin sa më shpejt të furnizimit me ujë të qytetit në këto ditë të nxehta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos