Degët prioritare, në treg s’ka profesionistë. Bursa shihet si rrugë shpëtimi

Nga A2 CNN
21 Korrik 2022, 16:57 | Sociale
Degët prioritare, në treg s’ka profesionistë. Bursa shihet

Emigracioni por edhe mungesa e promovimit të mjaftueshëm, kanë bërë që sot Shqipëria të ndjejë mungesën e mësuesve, inxhinierëve të minierave dhe profesionistëve për sektorin e bujqësisë. Tre sektorë jetikë, por në të cilët të rinjtë nuk kanë asnjë dëshirë për të studiuar.

Përballë kësaj situate, Mnistria e Arsimit do të stimulojë me bursa studimi falas, por edhe pagesa mujore për ata të cilët zgjedhin degët prioritare. “Mund të jenë 400 studentë, por do të shohim”, tha Kushi nw Debat nga Alba Alishani, nw A2 CNN.

Universiteti Bujqësor ka numrin më të lart të degëve të cilat rrezikojnë mbylljen. Rektori Fatbardh Sallaku tregon përpjekjet që po bëhen deri në ditët e fundit të limitit kohorë. Si një mënyrë e mirë për të siguruar studentë, rektori i Bujqësorit sheh shkollat profesionale, të cilat kanë edhe nxënësit më të sigurt që kërkojnë profilizim në sektorin e bujqësisë.

Sipas vendimit të Ministrisë do të përfitojnë nga falja e tarifës dhe bonusi me pagë minimale nxënësit ekselentë, ata që kanë fituar një vend në podium në olimpiadat kombëtare se dhe nxënësit me mesatare 8,5 që zgjedhin një nga 35 degët prioritare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos