Zgjerohet harta, më shumë konsum, ulet mosha e përdoruesve të drogave

Nga A2 CNN
15 Korrik 2022, 21:09 | Sociale
Zgjerohet harta, më shumë konsum, ulet mosha e përdoruesve

Numri i përdoruesve të drogave në vend është dyfishuar në harkun e 5 viteve. Nga ana tjetër është ulur numri i atyre që konsumojnë lëndë narkotike. Pandemia Covid-19 ka ndikuar te këta tregues sipas punonjësve socialë e psikologëve. 

Në vend po shtohen përdoruesit e drogave. Ndonëse shifra jo-zyrtare, numri atyre që konsumojnë lëndë narkotike sipas Qendrës Europiane e Monitorimit për Drogat dhe Varësinë nga Drogat është dyfishuar në raport me vitin 2017.

Ecuria konfirmohet edhe nga qendra që trajtojnë varësinë nga droga, te të cilat numri i atyre që trokasin për ndihmë është rritur ndjeshëm.

“Është ulur mosha e përdoruesve të lëndëve narkotike në këtë rast për drogërat e rënda për heroinën dhe moshat më e madhe varion nga 25 deri në 40. Viti pas viti numrat janë rritur në mënyrë të frikshme” deklaroi punonjësi social, Oltion Korreshi.

Kjo e ka një shpjegim për psikologët.

“Adoleshentët janë të parët që kontaktojnë me lëndët narkotike dhe kënaqësia e tyre për të pasur diçka më shumë i bën ata që të bëhen pjesë e kësaj bote”, deklaron psikologia Arjana Muçaj.

Njëzëri, ata që kanë kontakt direkt me përdoruesit në qendra rehabilitimi e psikologët bien dakord në një pikë; droga sjell kriminalitet.

“Të mos harrojmë që bëhet edhe vjedhës e pre e ligjit dhe shkojnë në burg dhe merret me shitjen dhe blerjen e lëndëve narkotikëve këta persona mbartin një rreth të gjerë të problematikave”, thotë punonjësi social, Oltion Korreshi.

“Treguesi kryesor është shpërndarja e lëndëve narkotike rreth shkollave që tashmë përveç gjimnazeve ka filluar edhe në 9-vjeçare”, thotë Muçaj.

Ndryshime ka pësuar edhe profili i përdoruesve të lëndëve narkotike. Tashmë gratë dhe vajzat përbëjnë 30 për qind të përdoruesve të drogave. Kanabisi, pilulat, kokaina, ekstazia dhe heroina janë drogat më për përhapura në vend. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos