Mungojnë investimet, Peqini tanimë ka mbetur edhe pa ndriçim publik

Nga A2 CNN
20 Korrik 2022, 13:57 | Sociale
Mungojnë investimet, Peqini tanimë ka mbetur edhe pa ndriçim

Këto janë çastet e fundit që qytetarët e Peqinit mund të shquajnë mirë njëri-tjetrin. Pasi me perëndimin e plotë të diellit, në qytet pllakos errësira, sikur të jesh në mes të detit.

Me gjithë përpjekjet e grupit te xhirimit të A2 CN, edhe qytetarët mezi shquhen kur i pyesim mbi gjendjen që mbizotëron në qytetin e tyre.

Të pafuqishëm që zëri i tyre mund të dëgjohet, qytetarët e Peqinit shprehen se nuk do jetë e largët dita kur në qytet të mbeten vetëm qentë.

Bashkia e Peqinit, përballë kësaj situate hesht. Ndërsa ky qytet mund të jetë i vetmi në vend që nuk ka përfituar asnjë investim serioz për infrastrukturën, as në qendër dhe aq më pak në periferi të Klaudianës së dikurshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos