Degradon në plumba sherri i çastit në Maryland, tre të vdekur e tre të plagosur

Nga A2 CNN
13 Qershor 2023, 08:38 | Bota
Degradon në plumba sherri i çastit në Maryland, tre të

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Maryland të Shteteve të Bashkuara, ku raportohet se tre persona kanë mbetur të vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur. Për arsye hetimore, identiteti i tyre nuk është bërë ende publik.

Shefi i policisë, Edward Jackson, njofton se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për shkak të një konflikti të çastit. Autori është vënë në pranga, njoftojnë mediat amerikane.

“Ne ende po përpiqemi të përcaktojmë gjithçka që ka ndodhur. Kemi shumë më tepër punë për të bërë”, tha Jackson. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos