Operacion spektakolar shpëtimi, burri nxirret pas 24 orësh nga pusi

Nga A2 CNN
13 Qershor 2023, 07:43 | Bota

Një 63-vjeçar nga Kuba u nxor shëndoshë e mirë nga një pus në lindje të vendit, ku kishte rënë aksidentalisht.

Shirat e dendur që kanë përfshirë vendin prej disa ditësh sollën rrëshqitje dherash dhe ky qe motivi që i moshuari përfundoi në pusin 15 metra të thellë, të cilin ishte duke e pastruar.

Më pas, familjarët e tij lajmëruar autoritetet, të cilët shkuan menjëherë në vendngjarje dhe pas një operacioni që zgjati për rreth 24 orë arritën të nxirrnin gjatë Fernando Herrera Ramirez. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos