Fabinho arrin marrëveshjen me arabët, por pengesë del… qeni

Nga A2 CNN
23 Korrik 2023, 22:59 | Futboll
Fabinho arrin marrëveshjen me arabët, por pengesë del…

Transferimi i Fabinhos tek Al Ittihad, në Arabinë Saudite, është në rrezik, edhe pse braziliani i Liverpool ka rënë dakord me klubin arab për të gjitha pikat e kontratës.

Orët e fundit, mediat angleze kanë raportuar se mesfushori ka hasur probleme të mëdha me plotësimin e dokumentacionit, në mënyrë që të marrë me vete në Arabinë Saudite edhe qentë e tij.

Arsyeja e këtyre problemeve është raca e qenve të Fabinhos, të cilët janë bulldog francez. Kjo racë është e ndaluar në vendin arab, pasi konsiderohet e rrezikshme.

Racat e tjera të ndaluara gjithashtu në këtë vend janë rotvajlerat dhe pitbullët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos