
Pas fitimit të Kupës dhe Superkupës së Italisë, por edhe ëndrrës së sfumuar në finalen e Champions, Kristjan Asllani e ka të qartë objektivin e radhës.
Mesfushori shqiptar kërkon të shpallet kampion në Serie A me Interin. 21-vjeçari nisi përgatitjet për sezonin e ri dhe foli për televizionin e klubit, duke konfirmuar dëshirën që të kthehet sa më shpejt në fushë për të fituar të tjerë trofe madhorë.
“Fusha më mungon gjithmonë, po pres me padurim të kthehem të luaj. Këtë sezon synojmë të fitojmë titullin kampion. Edicioni i kaluar ishte i jashtëzakonshëm fituam dy trofe dhe luajtëm në finalen e Champions. Një përvojë shumë e bukur. Duhet të punojmë shumë, që të jemi gati për startin e kampionatit. Shpresoj që edhe këtë vit të arrijmë rezultate po kaq të mira”, tha Asllani. (A2 Televizion)