Deklarata e Metës, Lleshaj: Të kornizohet me ligj funksionimi i Presidentit

Nga A2 CNN
19 Shkurt 2020, 19:24 | Politikë
Deklarata e Metës, Lleshaj: Të kornizohet me ligj funksionimi i

Replikave me Presidentin e Republikës, Ilir Meta për të organizuar një tubim më 2 mars iu është bashkuar dhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ministri Lleshaj shkruan se ka vdekur ideja se Kreu i Shtetit është një individ i vetërregullueshëm.

Sipas tij, Republika Parlamentare duhet vetëm të respektohet dhe nuk diskutohet.

Ministri Lleshaj në Twitter:

“Koha për të kornizuar me ligj funksionimin e institucionit të Presidentit! Prej 20 vjetësh diskutohet dhe harrohet. Por siç po duket deri në dhimbje tanimë, ideja se kreu i shtetit është individ i vetërregullueshëm, ka vdekur! Republika Parlamentare nuk diskutohet, respektohet. ‪Fakti që Policia e Shtetit duhet të hyjë në historinë e planetit si e para polici në botë që garanton tubimin antiqeveritar të kreut të shtetit, flet më shumë se një miliardë fjalë për çrregullimin e skajshëm të zotërisë që e ka kthyer Presidentin në një absurditet folklorik”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos