
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u premtoi banorëve të Kukësit se kur të vijë në pushtet, qeveria e tij do të heqë taksën për Rrugën e Kombit që ditën e parë të saj.
Gjithashtu, Basha ngriti shqetësimin e largimit të të rinjve nga Shqipëria.
“Varfëria po e bën Kukësin dhe Shqipërinë të pajetueshme për qytetarët dhe pa shpresë për të rinjtë. Do të ringremë ekonominë dhe do të zhdukim fenomenin e largimit të rinisë. Zhvillimi i ekonomisë i jep zgjidhje njëherë e përgjithmonë largimit të shqiptarëve”, tha Basha. (A2 Televizion)