
Kërkesa e presidentit Meta në samitin e Bosnjës për pranimin e realitetit se Kosova është një shtet i pavarur vijon të komentohet në Beograd.
Kryetari i Komitetit parlamentar serb për Kosovën, Milovan Dreçun thotë se kjo deklaratë tregoi politikën e jashtme të përbashkët të Tiranës dhe Prishtinës.
Sipas tij, askush nuk duhet të habitet për këtë, pasi Kosova dhe Shqipëria kanë punuar prej kohësh në bashkimin mes tyre.
Ai akuzoi Tiranën se krijoi UÇK-në si mjet ndëshkues për të arritur këtë qëllim. Gjithashtu nënvizoi se Shqipëria po shkon drejt bashkimit të dhunshëm me Kosovën pasi asnjë nga vendet perëndimore nuk e kundërshtojnë këtë. (A2 Televizion)