Deklarata e Ramës nga foltorja e Kuvendit, Kryemadhi: Kujdes me detin se të merr batica

Nga A2 CNN
7 Shtator 2020, 19:20 | Politikë
Deklarata e Ramës nga foltorja e Kuvendit, Kryemadhi: Kujdes me detin se

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi reagoi pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama nga foltorja e Kuvendit, ku akuzoi opozitën se po lëshon një tymnajë me çështjen e detit dhe se ishte pikërisht marrëveshja e qeverisë së mëparshme që u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese për cenim të interesit kombëtar.

https://www.facebook.com/KryemadhiMonika/videos/349429319769901/

Përmes një video nga kampi i LRI në Jalë, Kryemadhi i bën thirrje kreut të qeverisë të mos bëjë lojëra fjalësh me detin dhe të ketë kujdes nga të rinjtë të cilët do ta rrëzojnë nga pushteti.

“I Vetmuari Desperados shpërnguli shqiptarët, tani bën lojëra fjalësh sikur nuk shpërngulka dot detin. Por kujdes me detin se të merr batica dhe s'ka salvagente (e di vetë ti) që të të shpëtojë. Sa për lopatat e Monikës mos u shqetëso. S'ke parë akoma motorët reaktiv. Këta do të të rrëzojnë”, shkruan kryetarja e LSI në rrjetet sociale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos