Nisi në orën 17:00 sesioni i ri parlamentar i Kuvendit të Shqipërisë. Fjalën hapëse e mbajti kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili theksoi se në 1 janar 2021 duhet të nisë nga puna Gjykata Kushtetuese.
“Po derdhet kupa për vonesat e KED. Nuk duhen toleruar më. Nuk duhet të falim asnjë vonesë. Në 1 janar 2021, Gjykata Kushtetuese duhet të fillojë nga puna”, tha Ruçi.
Seanca e radhës e Kuvendit do të jetë të enjten, më 17 shtator. (A2 Televizion)