Takimet në OKB, Xhaçka: Shqipëria do të vazhdojë të qëndrojë në krah të Ukrainës

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2023, 11:46 | Politikë
Takimet në OKB, Xhaçka: Shqipëria do të vazhdojë

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, pas takimeve në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dhe Këshillin e Sigurimit, rikonfirmoi se Shqipëria do të vazhdojë të qëndrojë në krah të Ukrainës. Xhaçka u shpreh se Shqipëria asnjëherë më parë nuk ka qenë kaq aktive dhe ka tejkaluar perimetrin klasik të aktivitetit diplomatik.

Kryediplomatja theksoi se gjithçka është bërë në koordinim të plotë me miqtë, aleatët dhe partnerët strategjikë. Gjatë qëndrimit dyditor në Nju Jork, përveç pjesëmarrjes në takimet përkujtimore mbi Ukrainën, ajo u takua edhe me homologë të vendeve të ndryshme ku temë kryesore e diskutimeve ishte agresioni rus mbi Ukrainën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos