Berisha në Tepelenë: Fushata elektorale në kushtet e monizmit, njësoj si në vitin 1991

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2023, 11:01 | Politikë
Berisha në Tepelenë: Fushata elektorale në kushtet e monizmit,

Lideri i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar një takim me strukturat në Tepelenë, nga ku përsëriti se vendi ynë po përballet me një monizëm të dytë dhe për këtë duhet revolucion. Sipas Berishës kushtet e fushatës elektorale të 14 majit janë të njëjta me ato të vitit 1991.

 “Po përballemi me monizmin e dytë, të vendosur në Shqipëri nga një grup i rilindjes! E vërteta është se ky grup nuk ka asnjë interes shoqëror apo kombëtar. Ata kanë vetëm një interes: pasurimin e shfrenuar në kurriz të çdo shqiptari. Pra, ne vijmë në këtë fushatë elektorale, në kushtet e monizmit njësoj si në vitin 1991. Edi Rama ka mbërthyer të gjitha pushtetet. Ju e shihni se si përdoret parlamenti sot. Në mënyrën më të shëmtuar, në mënyrën më antikushtetuese, më banditeske. Bëhet gjithçka që ne të largohemi nga parlamenti. Por ne nuk do e bojkotojmë parlamentin, nuk do e dorëzojmë sepse nuk duam që interesat tuaja të pushojnë së mbrojturi në parlament. Njësoj si në vitin 1991, ne jemi në një revolucion, sigurisht nuk ka revolucion ku merr pjesë shumica, sepse shumica nuk bëhet misionare, misionarë bëhen idealistët. Revolucionet i bën pakica, fitoren e firmos shumica. Një nga rrafshet më kryesore të revolucionit është që kandidatët tanë të jenë fitimtarë në Tepelenë, Përmet, Këlcyrë, Gjirokastër. Qëllimi ynë është që shqiptarët të votojnë të lirë. Ne do bëjmë gjithçka për përmbysjen e këtij regjimi. Fakti është se i ka varfëruar shqiptarët në këto 9 vite me një shpejtësi marramendëse, vetëm e vetëm duke i vjedhur”, u shpreh kreu demokrat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos