“Dosja e I.M”, Godole: Opinioni publik do të donte ta dinte

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2023, 21:54 | Politikë
“Dosja e I.M”, Godole: Opinioni publik do të donte ta dinte

Jonila Godole, nga Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë, në “Intervistë” nga Merita Haklaj, në A2 CNN, komentoi edhe çështjen e “Dosjes I.M”.

“Opinioni publik do të donte ta dinte dosjen “I.M.”, por deri më sot nuk kam parë asnjë dosje. Nga sa e kam parë përvojën e institucioneve serioze në Perëndim, në fillim studiohet dosja, lidhen dokumentet, kontrollohen me juristë, por te ne nuk ka fare transparencë”, tha Godole.

“Këto janë kritika që unë bëj në mënyrë që Autoriteti të bëjë transparencë mbi dosjet. Ata duhet të na thonë se çfarë ka që nuk shkon, që nuk i lë të ecin përpara”, shtoi Godole. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos