Deklarata për taksën, Haradinaj kritikon Veselin: Dobëson Kosovën

Nga A2 CNN
17 Korrik 2019, 15:34 | Kosova
Deklarata për taksën, Haradinaj kritikon Veselin: Dobëson

Krisje brenda koalicionit qeverisës në Kosovë. Kryeministri Ramush Haradinaj reagoi ashpër ndaj deklaratave të kryeparlamentarit Kadri Veseli, pasi ky I fundi e akuzoi atë së mban të njëjtin komunikim si me Serbinë dhe me Shtetet e Bashkuara dhe Unionin Europian sa i përket taksës 100%.

Haradinaj deklaroi se mungesa e unitetit ka dobësuar Kosovën.

“Sikur kryetari Veseli dhe të tjerë të kishin qenë unik, ndoshta Amerika do ta na kishte mbështetur më shumë”, deklaroi Haradinaj.

https://a2news.com/2019/07/15/haradinaj-nuk-terhiqet-nga-taksa-duhet-te-tregojme-qe-jemi-shtet/

Si pyetur lidhur me një pezullim të mundshëm të taksës ndaj Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës, Haradinaj u shpreh kështu. “E kam patur të vështirë të mbajë këtë drejtim politik, për shkak të këtyre ndërhyrjeve,  dhe kjo e bën Serbinë më të guximshme. Është argument i qëndrueshëm taksa, nuk i jepet tregu një shteti që ma mohon ekzistencën”, deklaroi kryeministri kosovar.  

https://a2news.com/2019/02/28/zyrtaret-e-shba-ne-kosove-haradinaj-taksa-ndihmon-ne-arritjen-e-ujdise-me-serbine/

Ndër të tjera, kryeministri komentoi dhe gjendjen e koalicionit qeverisës, për të cilin tha se nuk është çështja kryesore e vendit, pasi me rëndësi është mbrojtja e interesit kombëtar të Kosovës.

Për shkak të vendosjes së taksës ndaj Serbisë, Haradinaj është përballur me presion të fortë nga Uashingtoni dhe Brukseli por edhe nga partnerët e koalicionit dhe presidenti Thaçi, të cilët nuk dëshirojnë të prishin marrëdhëniet me faktorin ndërkombëtar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos