
I ftuar në “Ditari” nga Erion Dushi në “A2CNN”, politologu Dritëro Arifi komentoi deklaratat më të fundit të Presidentit shqiptar, Bajram Begaj, i cili u shpreh se Serbia duhet t’i kërkojë falje Kosovës për të gjitha trazirat që i ka shkaktuar asaj dhe shqiptarëve.
“Kjo është pozitive që e ka thënë, por ndonjëherë disa gjëra nuk duhen thënë publikisht, pas pasur fakte. Ajo që është e vërtetë është që Serbia duhet të kërkojë falje për krimet që ka bërë në Kosovë. Kjo duhet të jetë parimi i çdo diplomati shqiptar edhe e shtetit shqiptar që Serbia pa u distancuar nga e kaluara fashiste dhe pa kërkuar falje, është vështirë që të shikojë përpara. Pa ndodhur një qasje e politikës dhe qeverisë serbe me këtë qëndrim, nuk do të kemi paq në Ballkanin Perëndimor.”
Politologu Dritëro Arifi
(A2 Televizion)