All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

I dërguari gjerman për Ballkanin: Serbia nuk mund të hyjë në BE pa njohur Kosovën

Nga A2 CNN
19 Janar 2023, 16:40 | Kosova
I dërguari gjerman për Ballkanin: Serbia nuk mund të hyjë
All - Paragraf - 1

Serbia nuk mund të bëhet anëtare e Bashkimit Europian pa e njohur Kosovën. Ky është qëndrimi i Berlinit, sipas të dërguari të posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Duke folur për gazetën serbe “Nova”, Sarrazin tha se hyrja e Serbisë në familjen e vendeve evropiane “nuk është e mundur as pa mediat e lira dhe demokraci”.

All - Paragraf - 3

“Gjermania ka pasur gjithmonë qëndrim shumë të qartë për këtë çështje, para përfundimit të procesit të normalizimit të marrëdhënieve, kur Serbia të vendosë për anëtarësim në BE, njohja e Kosovës do të jetë pjesë e procesit”, tha Sarrazin.

Ai shtoi se një qëndrimi i tillë është shprehur qartë nga kancelari Olaf Scholz gjatë vizitës së tij në Serbi, në qershor të vitit të kaluar. Sarrazin tha se BE-ja është udhëheqësja e negociatave mes Beogradit dhe Prishtinës dhe se është e domosdoshme që palët të arrijnë marrëveshje sa më shpejt që është e mundur.

BE-ja, ndërkohë, ka konfirmuar se, më 20 janar, përfaqësuesi i posaçëm evropian për dialogun Kosovë -Serbi, Mirosllav Lajçak, do të udhëheqë një vizitë të diplomatëve evropianë dhe amerikanë në Prishtinë dhe Beograd.

All - Paragraf - 6

Delegacioni do të përfshijë të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, këshilltarë të kancelarit gjerman dhe presidentit francez, si dhe një këshilltar të kryeministres italiane.

Qëllimi i vizitës, sipas burimeve evropiane, është përgatitja për mbajtjen e një takimi të ri mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç në Bruksel. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos