Në vështirësi nga përmbytjet, Shqipëria dërgon Forcat e Armatosura në Kosovë

Nga A2 CNN
20 Janar 2023, 21:09 | Kosova

Për shkak të reshjeve të dendura dhe përmbytjeve që kanë përfshirë disa zona të Kosovës duke krijuar vështirësi të mëdha, Shqipëria ka vendosur të ofrojë ndihmën e saj për këtë situatë.

Kështu mjete të rënda të ushtrisë dhe disa pjesëtarë të Forcave të Armatosura tashmë janë duke mbërritur në zonat më të rënduara nga moti i keq në Kosovë.

Aktualisht situata më e rënduar raportohet të jetë në komunën e Skënderaj, Mitrovicë, Pejë dhe Vushtri, ku uji ka hyrë në dhjetëra banesa.

Lajmi u konfirmua dhe nga kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shfaqen mjetet ushtarake teksa kalojnë në Morinë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos