Deklaratat e Ilir Metës për Vjosën, kryeministri Rama: Jam dakord

Nga A2 CNN
25 Shtator 2020, 13:12 | Aktualitet
Deklaratat e Ilir Metës për Vjosën, kryeministri Rama: Jam dakord

Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka reaguar pas deklaratave të Presidentit të Republikës, Ilir Meta, në lidhje me mbrojtjen e lumit Vjosa nga ndërtimi i hidrocentraleve.

Megjithatë, kryeministri shton se nuk ka asnjë rrezik që në Vjosë të ndërtohen HEC-e pasi pjesa e sipërme e saj është shpallur Park Kombëtar dhe shumë shpejt brenda tij do të integrohet dhe pjesa e poshtme.

“Jam dakord me Ilir Metën që e ardhmja nuk është shkatërrimi, po sa mirë do kishte qenë sikur ta kishte mbrojtur Valbonën nga shkatërrimi kur ishte zv.shef i qeverisë së Saliut, siç mbron sot Vjosën nga rreziku imagjinar i hidrocentraleve që nuk do të ndërtohen!

Qeveria jonë e ka shpallur Park Kombëtar Vjosën e lartme. Ministria jonë e Mjedisit ka refuzuar zyrtarisht të japë leje për projekte HEC-esh në Vjosën e poshtme që do të integrohet me Parkun! Vala shkatërruese e qeverisë së vjetër mbi lumenjtë në tërësi është zmbrapsur ka kohë”, shkruan Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos