“Dekonspiroi” operacionin, merret i pandehur oficeri i policisë në Elbasan

Nga A2 CNN
20 Tetor 2020, 15:19 | Kronikë
“Dekonspiroi” operacionin, merret i pandehur oficeri i policisë

Prokuroria e Elbasanit ka marrë të pandehur një ish-punonjës të policisë i dyshuar se ka dekonspiruar një aksion policor të kolegëve të tij.

Nën akuzë është vendosur ish-oficeri i policisë, Eduart Hasani, pasi dyshohet se në korrik të viti të kaluar ka dekonspiruar operacionin policor, ku u gjet një arsenal i tërë armësh të sofistikuara në fshatin Papër të Elbasanit.

Së bashku me Hasanin, për dekonspirim dyshohet edhe një tjetër ish-efektiv i policisë, por çështja në ngarkim të tij është veçuar pasi po hetohet edhe për ngjarje të tjera kriminale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos