
Prokuroria e përgjithshme ka kryer verifikimin për dy kandidatë për deputet.
Në shkresën drejtuar KQZ-së, njësia e dekriminalizimit njofton se kandidatët Napolon Laskaj i “Nismës Thurje” dhe Artur Baku i LSI kanë bërë deklarime të vërteta në formularin e dekriminalizimit.
Krahas dy verifikimeve, Prokuroria e Përgjithshme po vijon me shqyrtimin e 28 kandidatëve të tjerë.
Organi i akuzës ka kërkuar informacion nga Interpol për të verifikuar nëse ndonjëri prej këtyre kandidatëve ka çështje penale të padeklaruara.
Informacione shtesë janë kërkuar posaçërisht edhe nga Ambasada Amerikane për Tom Doshin. (A2 Televizion)