
Në Ligen Unike, Tirana e basketbollit të meshkujve ka harruar të fitojë. Bardheblutë regjistruan humbjen e pestë në trofeun e përbashkët mes dy vendeve pasi edhe këtë herë u mundën nga Prizreni me rezultatin final 107-89.
Pavarësisht kushteve të vështira atmosferike, skuadra e Erkandaj Karaj e nisi takimin mirë duke krijuar 10 pikë diference me skuadrën dardane. Perioda e parë dhe e dytë foli e gjitha për kryeqytetasit derisa lodhja fizike u ndje jo pak në parket.
Në periodën e tretë, skuadra e Prizrenit përmbysi rezultatin duke bërë që çdo gjë të kthehej në favor të tyre. Bardheblutë provuan të reagonin disi në fund por e pa mjaftueshme. Më i miri tek Tirana u veçua Endrit Hysenagolli me 34 pikë dhe 18 topa në tabelë e pasi tij Julian Hamati me 23 pikë.
Pas kësaj disfate Tirana Neptun ka katër fitore e pesë humbje dhe pozicionohet e pesta me 13 pikë. (A2 Televizion)