
Pavarësisht masave anti-Covid, në fshatin olimpik të Lojërave Dimërore, numri i të infektuarve ka shkuar në 129 persona.
Sipas të dhënave të përditësuara nga komiteti organizator, personat pozitivë janë konfirmuar gjatë tre javëve të fundit, nga data 4 deri më 26 janar.
Më tepër se 20 të infektuar u konstatuan në orët e fundit, pjesa më e madhe e të cilëve u zbuluan në testet e shpejta që realizohen në aeroportin e Pekinit. (A2 Televizion)