Australian Open, Barty kthen në atdhe trofeun e parë në 44 vjet

Nga A2 CNN
29 Janar 2022, 13:16 | Sporte të tjera

Ishte favoritja australiania Ashleigh Barty, dhe nuk zhgënjeu publikun e saj duke i dhuruar fitoren Australisë në Australian Open. Diçka aspak e zakonshme, nga momenti që një australiane nuk fitonte në shtëpi nga viti 1978, 44 vjet më parë.

Por 25 vjeçarja numër 1 në botë në renditjen WTA këtë vit duket sikur dëshiron të vijojë dominimin në tenisin femëror, dhe shënon trofeun e tretë e Grand Slam pas Roland Garros në 2019 dhe Wimbledon  vitin e kaluar.

Ndeshja me surprizën amerikane, Danielle Collins, gjithsesi, nuk ishte aq e lehtë dhe këtë e tregon edhe rezultati 6-3 7-6, me Collins që realizon gjithsesi ëndrrën e finales së parë në një turne kaq prestigjioz.  

Tashmë publiku australian pret finalen e meshkujve, ku miti Rafael Nadal që do të përballet me talentin e rusit Daniil Medvevev, në një finale të paparashikueshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos