All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Del pranë brigjeve të Izraelit anija e fundosur 1200 vjet më parë

Nga A2 CNN
23 Shtator 2022, 09:48 | Lifestyle
All - Paragraf - 1

Një anije e fundosur rreth 1200 vjet më parë, ka dalë në sipërfaqe pranë brigjeve të Izraelit.

Anija ka qenë e ngarkuar me mallra nga i gjithë Mesdheu në periudhën kur Perandoria Bizantine po humbiste kontrollin e saj në atë zonë dhe sundimi islamik po zgjeronte shtrirjet.

All - Paragraf - 3

Sipas studiuesve, shkruan Daily Mail, kjo tregon se tregtia vazhdoi me pjesën tjetër të Mesdheut, pavarësisht ndarjes fetare

“Në libra thuhet se tregtia pothuajse u ndal në Mesdhe. Kishte kryesisht anije të vogla që lundronin përgjatë brigjeve. Por këtu kemi anije të madhe të mbytur, e cila ka qenë e ngarkuar me mallra nga Mesdheu”, shprehet Deborah Cvikel, arkeologe në Universitetin e Haifës.

Artefaktet në kuvertë tregojnë se anija, e cila daton në shekullin e 7-të ose të 8-të pas Krishtit, ishte ankoruar në Qipro, Egjipt, ndoshta Turqi dhe ndoshta deri në bregun e Afrikës së Veriut. (A2 Televizion)


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos