Del sërish testi para provimit, Kushi: Nuk cenon procesin

Nga A2 CNN
7 Qershor 2023, 13:01 | Sociale
Del sërish testi para provimit, Kushi: Nuk cenon procesin

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, reagoi pas publikimit të tezës së provimit të Gjuhë-Letërsisë.

Kushi ka thënë se ka njerëz që janë të angazhuar vetëm për këtë qëllim: “Garantojmë që nuk ka asnjë element që të dyshojmë që teza të zgjidhura jashtë kanë hyrë brenda dhe kanë favorizuar një apo dy maturantë, për këtë ne japim garanci. Nuk na vjen mirë që del testi. Dyshimi ynë është që ka njerëz që janë të investuar posaçërisht për këtë qëllim sepse janë gjithnjë të njëjtët që nxjerrin testin dhe nuk bashkëpunojmë me ne për të identifikuar personat që kanë shkelur rregulloren”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/06/07/del-teza-e-gjuhes-shqipe-20-minuta-nga-nisja-e-provimit/
https://a2news.com/video/del-serish-testi-para-provimit-te-gjuhes-dhe-letersise-kushi-nuk-e-cenon-procesin/

A2 CNN Livestream

Latest Videos