Delegacioni Europian: Respektojmë vendimin e Bashës, lidershipi i ri të luaj rol të rëndësishëm në integrimin e vendit

Nga A2 CNN
21 Mars 2022, 20:34 | Politikë
Delegacioni Europian: Respektojmë vendimin e Bashës, lidershipi i ri

Dorëheqjen e Lulzim Bashës nga Partia Demokratike e ka komentuar edhe Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë.

https://twitter.com/EUinAlbania/status/1505982580235116556

Me anë të një postimi në Twitter, Delegacioni deklaroi se “ respekton vendimin e Lulzim Bashës për të bërë një hap pas nga kreu i Partisë Demokratike. Si çdo demokraci, edhe Shqipërisë i nevojitet një opozitë e fortë që të vej para përgjegjësive qeverinë dhe ta kontrollojë”.

https://a2news.com/2022/03/21/caktohet-drejtuesi-tranzitor-i-partise-demokratike/

Në postimin e tij, Delegacioni nënvizon se pret , “që lidershipi i ri të luaj një rol të rëndësishëm duke pasur integrimin në Bashkimin Europian si pikë të domosdoshme të aksionit të tij,  duke nxitur reformat dhe duke mbështetur Reformën në Drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit” . (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/03/21/lulzim-basha-jep-doreheqjen-nga-posti-i-kryetarit-te-partise-demokratike/

A2 CNN Livestream

Latest Videos