
Me ftesë të Presidentit Ilir Meta ka mbërritur sot në Tiranë delegacioni i lartë i Kongresit të Autoriteteve Lokale të Këshillit të Europës.
Në axhendën e delegacionit të Kongresit të Autoriteteve Lokale të KiE është parashikuar takimi me Presidentin Ilir Meta, më pas me kreun e opozitës, Lulzim Basha dhe me ambasadoren amerikane, Yuri Kim.
Kjo është hera e parë pas shumë vitesh që një delegacion i nivelit të lartë të Kongresit të Autoriteteve Lokale vjen në Shqipëri. Ky organizëm refuzoi të monitoronte zgjedhjet lokale të 30 Qershorit.
Vizita në Tiranë vjen pas takimit që Meta zhvilloi në Strasburg me Sekretarin e Përgjithshëm të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës, Andreas Kiefer. (A2 Televizion)