
Për analistin Mazllum Baraliu koalicioni i ri qeveritar në Kosovës është konsideruar si i shpresës dhe ndryshimit pasi qeveritë e mëparshme dështuan.
Bashkëhartuesi i Kushtetutës së Kosovës e shikon këtë koalicion të ri të fortë dhe të projektuar që të zgjasë për dy mandate.
“Ky koalicion është konsideruar dhe shpresoj të jetë me të drejtë i tillë, si koalicioni i shpresës dhe i ndryshimit për arsye se, për fat të keq, qeverisjet e mëhershme, njëra pas tjetrës, edhe ajo ndërkombëtare e UNMIK-ut nuk kanë dëshmuar as shkathtësi dhe as aftësi dhe as konsistencë në qeverisje të mirë. Po ky është një koalicion me të drejtë i trajtuar edhe nga votuesit, i ndryshimeve të mëdha, sepse i hodhi qeverisjen e deritanishme dhe partitë që qeverisën për të gjithë këto vite në opozitë dhe tani është një qeverisje që do të duhet të zgjasë më shumë se 4 vite, pra e projektuar dhe për dy mandate”, tha për mikrofonin e A2, Baraliu. (A2 Televizion)