Delegacioni i Venecias mbyll takimet, opinioni mbi Metën më 11 tetor

Nga A2 CNN
11 Shtator 2019, 11:06 | Politikë
Delegacioni i Venecias mbyll takimet, opinioni mbi Metën më 11 tetor

Komisioni i Venecias do të japë opinionin e vet mbi shkarkimin e Presidentit Meta më 11 tetor.  Drejtuesi i delegacionit të Komisionit Venecias deklaroi se pas takimeve në Shqipëri prej dy ditësh e ka krijuar idenë nëse kreu i shtetit shqiptar e ka shkelur ose jo Kushtetutën me vendimin e anulimit të dekretit të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Në përfundim të takimit me anëtarët e Komisionit të Posaçëm të Komisionit Hetimor, Kaarlo Tuori, që është drejtues i delegacionit tha: “Jemi të kënaqur me takimet e zhvilluara në Tiranë. Kemi marrë informacione të mjaftueshme lidhur me atë që kërkonim. Konkluzionet tona do t’i dorëzohet Komisionit Hetimor të ngritur për këtë çështje më 11 tetor”.

https://youtu.be/Dl19tTRlrGc

Gjatë qëndrimit në Tiranë, delegacioni i Komisionit të Venecias u takua edhe me Presidentin e Republikës, kreun e Kuvendit, pjesëtarë të shumicës dhe opozitës brenda Parlamentit që janë pjesë e Komisionit Hetimor, si dhe me dy përfaqësues të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/07/25/opinioni-i-venecias-halimi-dhe-krasniqi-analizojne-kerkesen-e-kuvendit-per-meten/
https://a2news.com/2019/07/30/ngjela-pas-opionionit-te-venecias-meta-i-denuar-te-jape-doreheqjen/

A2 CNN Livestream

Latest Videos