Delegacioni shqiptar ka mbërritur në stadiumin olimpik të Tokios, ku do të mbahet edhe ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike.
Sportistët shqiptarë dhe trajnerët e tyre do të parakalojnë të 12-tët në radhë, nga 206 shtete që marrin pjesë. Edicioni i 32-të i evenimentit sportiv më të madh global nis prej orës 13:00, me orën lokale shqiptare.
Vendi ynë përfaqësohet nga 9 sportistë të disiplinave si atletikë, not, peshëngritje, qitje dhe xhudo. Gara e parë për ekipin kuqezi është ajo e gjimnastit Matvei Petrov, e cila do të zhvillohet sot në orën 14:30. Radha vazhdon të shtunën me qitësen Manuela Delilaj dhe xhudistin Indrit Çullhaj.
Për herë të parë Olimpiada verore do të zhvillohet pa spektatorë për shkak të pandemisë. Ceremoninë hapëse sot do të mund ta ndjekin vetëm 950 persona, mes të cilëve do të ketë emra si presidenti i Francës Emanuel Macron apo Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Jill Biden. (A2 Televizion)