
Nisin sot lojërat Olimpike “Tokyo 2020”. Edicioni i 32-të i evenimentit sportiv më të madh global, nis prej orës 13 me orën lokale shqiptare, me ceremoninë e hapjes atje ku Shqipëria do të parakalojë e 12-ta mes 206 shteteve pjesëmarrëse.
Vendi ynë përfaqësohet nga 9 sportistë të disiplinave si atletikë, not, peshëngritje, qitje dhe xhudo. Gara e parë për ekipin kuqezi është ajo e gjimnastit Matvei Petrov, e cila do të zhvillohet sot në orën 14:30. Radha vazhdon të shtunën me qitësen Manuela Delilaj dhe xhudistin Indrit Çullhaj.
Për herë të parë, Olimpiada verore do të zhvillohet pa spektatorë për shkak të pandemisë. Ceremoninë hapëse sot do të mund ta ndjekin vetëm 950 persona, mes të cilëve dotë ketë emra si presidenti i Francës Emanuel Macron apo Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Jill Biden. (A2 Televizion)