Delphine d'Amarzit, gruaja e parë që drejton Bursën e Parisit

Nga A2 CNN
18 Janar 2021, 08:14 | Bota
Delphine d'Amarzit, gruaja e parë që drejton Bursën e

Delphine d'Amarzit, numri dy i bankës në internet, Orange Bank, do të marrë drejtimin e Bursës së Parisit nga mesi i marsit. Kjo u njoftua nga Euronext, duke nënvizuar se ajo do të jetë gruaja e parë që do të drejtojë tregun financiar francez.

"Delphine d'Amarzit është emëruar presidente dhe administratore e Euronext Paris dhe anëtare e bordit të drejtorëve Euronext nga 15 marsi 2021”, njofton në një shënim grupi që zotëron gjashtë bursa evropiane atë të Parisit, Amsterdamit, Brukselit, Dublinit, Lisbonës dhe Oslos. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos