
Dëmet e shkaktuara nga zjarri i fuqishëm që ra një ditë më parë në Panaja dhe Bestrovë janë shumë të mëdha.
Nga një përllogaritje paraprake rezulton se sipërfaqa e djegur e tokave në Panaja shkon në 1 hektar, ndërsa në Bestrovë një sipërfaqe me rreth 200 hektarë ullinj.
Këto janë përllogaritje paraprake ndërsa pritet një evidentim përfundimtar i dëmeve. Kujtojmë se dy vatra të mëdha zjarri kanë përfshirë një zonë me pyje dhe shkurre në fshatrat Panaja dhe Bishan, në komunën Novoselë të Vlorës.
Zjarri përparoi me shpejtësi duke djegur një sipërfaqe të madhe me bimësi. (A2 Televizion)