Dëmet e tërmetit në Durrës, qytetarët me ditë në radhë për të aplikuar

Nga A2 CNN
14 Korrik 2020, 14:41 | Aktualitet
Dëmet e tërmetit në Durrës, qytetarët me ditë

Që në orët e para të mëngjesit me dhjetëra qytetarë rendin në dyert e Prefekturës së Qarkut Durrës për të dorëzuar dokumentacionet në lidhje me dëmet që tërmetet e vitit të kaluar kanë lënë në banesat e tyre.

Pavarësisht thirrjeve për zbatim masash për distancimin fizik apo protokolleve shëndetësore kjo është pothuajse e pamundur të ndodh aty ku qytetarët detyrohen të presin në radhë që në orët e para të ditës, për t’u pajisur fillimisht me numra rendorë e më pas me dorëzimin e dokumenteve.

Qytetarët shprehen të indinjuar nga ndryshimet e herë pas hershme të procedurave të aplikimit dhe metodave online, qe për ta janë pothuajse të pamundura për t'u përdorur.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos