Rindërtimi pas tërmetit, Rama: 80 milionë dollarë grante, përfitues rreth 20 mijë familje

Nga A2 CNN
14 Korrik 2020, 12:37 | Aktualitet
Rindërtimi pas tërmetit, Rama: 80 milionë dollarë grante,

Rreth 3000 familje në Tiranë, banesat e të cilave kanë pësuar dëme nga tërmeti i 26 nëntorit, do të marrin në dorë paratë për rikonstruksione të lehta.

Kryeministri Edi Rama njoftoi se nga fondi i vendosur nga qeveria, në ditët në vijim do të përfitojnë edhe 5100 familje të tjera.

Ndërsa për të gjitha zonat e prekura nga tërmeti, shefi i qeverisë njoftoi se fatura pritet të shkojë rreth 80 milionë dollarë.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj, sqaroi se nga ky proces janë skualifikuar 300 dosje, kryesisht ata që kanë pasur nga dy shtëpi në Tiranë.

Ndërkohë, ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj njoftoi se të premten në Farkë nis puna me ndërtimin e 50 shtëpive të para individuale, ndërsa lagjia e parë që do të ndërtohet është Vaqarri.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos