Demi Moore publikon autobiografinë; nga përdhunimi tek martesa me Kutcher

Nga A2 CNN
24 Shtator 2019, 13:21 | Showbiz

Dëshmi tronditëse janë zbuluar në librin autobiografik të aktores së njohur Demi Moore, i cili ka dalë së fundmi në shitje në libraritë amerikane.

Në libër, aktorja tregon për jetën e vështirë që ka pasur në adoleshencë dhe për nënën e alkoolizuar e cila e çonte në moshën 15 vjeçare në një lokal që burrat e pranishëm ta shikonin. Aktorja rrëfen se në këtë lokal është përdhunuar në moshën 15 vjeçare nga një burrë i cili më pas e kishte pyetur se si ndihej kur shitej nga nëna për 500 dollarë.

Sipas CBS, “Inside out” është një libër kujtimesh të cilin Moore ia dedikon nënës dhe tre vajzave, ku ajo tregon pa filtra detaje nga e shkuara të cilat kanë lënë gjurmë në personalitetin e saj.

Mes kujtimeve të renditura në libër, një pjesë e mirë e tyre lidhen me aktorin Ashton Kutcher, me të cilin Demi Moore qëndroi e martuar nga viti 2005 deri në 2011 edhe pse ishte 15 vite më e madhe.

Demi tregon se pas një aborti spontant që ndodhi shumë pak takimit të tyre, kur ajo ishte 42 vjeç, marrëdhënia mes tyre filloi të zbehej. Për të ruajtur martesën, aktorja rrëfen se pranonte dhe kërkesat e bashkëshortit për të futur një person të tretë në marrëdhënien e tyre. Ajo e konsideron këtë gjë një gabim, por shton se e kishte pranuar vetëm për arsyen për të treguar se sa fantastike ishte. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos